Sonntag, 7. Februar 2010

Dafina Zeqiri ma e forta në kërcim!


Rn’B këngëtarja Dafina Zeqiri, po duket se nuk ka konkurrencë sa i përket kërcimit. Madje mënyra e vallëzimit të saj, vërehet nga aeroplani. Por nëse flasim për tokë dhe sa Dafina është më e mirë se këngëtaret tjera atëherë kjo shihet në xhirimet në emisionin “Vallëzim në Op Labi Party Gëzuar 2009”.

Kjo video është publikuar 1 muaj më parë apo më saktësisht më datën 1 janar 2009 dhe ka afro 300.000 mijë klikime. E dyta me rend, sa i përket klikimeve është Genta Ismajli, e cila i ka dy herë më pak klikime apo 115,054.

E treta me rend është Adelina Ismaili e cila ka 71,734. Ndërsa pas Adelinës vjen motra e saj, Zanfina, me 70,584 klikime.

Dafina Zeqiri aka Duffy u lind me 14 prill 1989 në Varberg te Suedisë. Që ne rini Dafina u interesua ne muzikë dhe duke u inspirua prej nënës se saj (Njëkohës këngëtare e famshme ne Kosovë) Dafina morri hapat e para në ketë lami.

Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashme Dafina ka arritur të behet një nder këngëtaret me te njohura.

E kështu as medaljet s’mungojnë për ketë talent te ri te muzikës, ne vitin 2007 ajo morri vendin e parë ne Polifest, kënga me të cilën fitoj ishte “Rrallë e përmallë”. Gjithashtu ne vitin 2008 Dafina beri një boom tjetër me këngën “Adios”, duke marr pjesë prapë ne Polifest ajo u shpërblye me çmimin e publikut të atij viti.

Duffy, ne vitin 2008 lëshoj në treg albumin e saj të parë te titulluar “KnockDown”, ku pati një sukses të madh.